Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima të reja nga COVID-19

Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë dy mijë e 327 testime dhe janë regjistruar 400 raste të reja me Coronavirus, njofton Insajderi.

Të martën Instituti i Shëndetësisë Publike regjistroi 206 pacientë të shëruar, prej të cilëve 146 janë nga Shkupi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 89 mijë e 392 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 73 mijë e 983 janë shëruar dhe dy mijë e 726 kanë humbur jetën. Raste active për momentin janë edhe 12 mijë e 683./Insajderi.com