Maqedonia e Veriut vs Kosova- Formacionet zyrtare

Maqedonia e Veriut vs Kosova- Formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku të dy trajnerët i kanë hedhur në fushë lojtarët, me të cilët synojnë të prekin finalen e madhe që do të siguronte kualifikimin në Euro 2021.

Maqedonia e Veritu, ka hyrë në këtë takim me formacionin 3-4-1-2, me këta lojtarë: Dimitrevski: Musliu, Velkovski, Bejtulai: Alioski, Ademi, Nikolov, Ristovski: Bardhi: Pandev Nestorovski.

Ndërsa trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka hyrë në ktë takim em formacionin 4-2-3-1, me këta lojtarë: Muric: Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kololli: Shala, Berisha: Hadergjonaj, Celina, Zeneli: Nuhiu.

Pesë lojtarë shqiptarë janë startues në formacionin e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë Musliu, Bejtulai, Alioski, Ademi dhe Bardhi – ndërsa në bankën rezervë është Hasani./Insajderi.com.