Maqedonia në BE deri në vitin 2023, Shqipëria e Bosnja para vitit 2050

Maqedonia në BE deri në vitin 2023, Shqipëria e Bosnja para vitit 2050

Një studim i ri që merret me aspektet praktike, juridike dhe teknike të zgjerimit të ardhshëm të BE-së, vjen në përfundim se vetëm Maqedonia mund të përmbush gjitha kriteret për anëtarësim para vitit 2023, shkruan Deutsche Welle.

Mes shteteve që shpresojnë në anëtarësim në BE, Maqedonia është me gjasa më të mëdha, thuhet në studimin e profesoreshës Tina Frajburg nga Universiteti Sent Galen të Zvicrës.

Qëllimi i studimit ka qenë të vërtetohen gjasat e pesë shteteve kandidate: Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Turqi për bashkëngjitjen drejt BE-së para vitit 2050, në bazë të kornizave paraprakisht të vendosura për mbështetje.

Mbështetja për në BE për vendet kandidate është e mundur vetëm pasi që të përmbushet lista e përgjithshme e kritereve dhe pasi që të implementohet ligji i BE-së në legjislativën vendore. Kjo i përfshinë të gjitha sektoret, nga reformat gjyqësore deri në transport dhe politikë energjetike.

Sipas studimit, Maqedonia është vendi i vetëm që i përmbush kriteret para vitit 2023, derisa Serbia dhe Turqia do të mund të anëtarësohen kah viti 2030.

Ndërsa sa i përket Shqipërisë dhe Bosnjës, ato mund të përmbushin të gjitha kriteret diku para vitit 2050./