Maqedonisë së Veriut i kërkohet të ndryshojë kodin zgjedhor

Maqedonisë së Veriut i kërkohet të ndryshojë kodin zgjedhor

Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor në një procedurë publike dhe në konsultime të gjerë gjithëpërfshirës në mënyrë që i njëjti të jetë i harmonizuar me ligjet e tjera dhe standardet ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Ky është një nga 32 rekomandimet kryesore të ODIHR, në raportin final për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Në këtë raport jashtë vëmendjes nuk është lënë as Komisioni Zgjedhor.

Rekomandohet që të  krijohet një përbërje dhe mandate i përhershëm i këtij komisioni, përmes procedurave të qarta dhe transparente për emërimin e anëtarëve. Të sqarohen udhëzimet ligjore për regjistrimin e votuesve.

OSBE rekomandon që Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet t’i sigurohen burime të përshtatshme njerëzore dhe financiare për të kryer në mënyrë efikase detyrën gjatë periudhës zgjedhore.

Në këtë raport thuhet se duhet të zvogëlohet varësia e servisit publik nga buxheti i shtetit si dhe të ndryshohet  procedura për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Programues. /Insajderi.com