Maradona për shkak të lëndimit humb premierën e tij në Kanë

Maradona për shkak të lëndimit humb premierën e tij në Kanë

Ish-lojtari argjentinas i futbollit Diego Maradona nuk do të marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar mbi jetën e tij sonte në Festivalin e Filmit në Kanë për shkak të një dëmtimi të shpatullës, njoftuan producentët e filmit.

“Diego Maradona me keqardhje të thellë njofton se nuk mund të marrë pjesë në premierën botërore të filmit të tij,” thanë producentët.

Filmi ndjek rritjen e yllit argjentinas në Napoli përmes titullit të kampionatit botëror si kapiten i Argjentinës, por edhe ndriçimin dhe momentet e ngritjes së tij, jetën ekstravagante dhe luftën me varësinë e drogës.

Dokumentari “Maradona” është në regji të Asif Kapadia, i cili bëri filmin “Senna”, në lidhje shoferin e Formula 1 dhe “Amy” kushtuar këngëtares Amy Winehouse./ Insajderi.com