
Marca, gazeta më e madhe sportive në Spanjë, në numrin e sotëm ëhstë e kuptueshme që është marrë me Cristiano Ronaldon dhe transferimin e tij në Juventus.
Mirpëo, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshi këtu konkurrentët e këtij mediumi është ballina e Marcas dhe homazhi që i ka bërë futbollistit portugez.
Duke vendosur që me nga një top futbolli të simbolizojë secilin gol që Ronaldo ka shënuar për Realin, ndaj secilit ekip që ai ka shënuar, Marca ka vendosur 451 topa me logo të ndryshme të ekipeve, për 451 golat e portugezit në fanellën e klubit mbretëror.
Duhet thënë, përderisa shumë njerëz e kritikojnë Realin se tre lojtarë legjendarë, Raul, Casillas dhe Ronaldo, kanë ikur pa e marrë përshëndetjen që e meritojnë, Marca ka bërë për Ronaldon atë që klubi nuk e bëri asnjëherë.