Maria Kolesnikova, udhëheqëse e opozitës në Bjelarusi është kidnapuar nga burra të maskuar

Maria Kolesnikova, udhëheqëse e opozitës në Bjelarusi është kidnapuar nga burra të maskuar

Maria Kolesnikova, një udhëheqëse e opozitës në Bjelarusi është marrë nga burra të maskuar, të cilët e kanë futur në një minibus dhe janë larguar, tregojnë dëshmitarët e rastit.

Ajo ishte një nga 3 gratë që bashkuan forcat në zgjedhjet presidenciale të gushtit, kundër Alexandër Lukashenko, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Prej përzgjedhjes së tij si president, ka pasur shumë shqetësime në popull dhe akuza për vjedhje të votave.

Ministria e brendshme ka thënë se 633 njerëz janë arrestuar të dielën pas vikendit të katërt ku po mbahen protesta të vazhdueshme. Së paku 4 njerëz kanë vdekur dhe mijëra janë plagosur, përderisa autoritetet kanë tentuar të ndalojnë disidentët.

Liderët e EU nuk po i njohin rezultatet e zgjedhjes dhe janë pajtuar të imponojnë sanksione në Bjelarusi.

Por Lukashenko, i cili është në fuqi që nga viti 1994, ka akuzuar shtetet përëndimore për interferim në vendin e tij. Të hënën, Kremlini ka lajmëruar që do të viziojë Moskën në ditët e ardhshme. Rusia është një aleate e afërt e Lukashenko’s.

Një dëshmitarë okular, ka thënë se ka parë burra të maskuar tek e merrnin Maria Kolesnikova-n dhe e shtynë në një bus, të hënën në mëngjes. Policia e kryeqytetit Minsk, nuk ka komentuar për rastin.

Kolesnikova ishte një anëtare e Co-ordination Council, të vënë nga opozita për të siguruar një barazi të pushtetit.

Arresti i saj vjen pas demostratave të së dielës, një ditë e rëndësishme për protestuesit.

Dëshmitarët kanë thënë për agjensinë ruse të lajmeve Interfax, që policia filloi të bëj arrestime në Minsk pasi protesta mbaroi dhe njerëz në uniforma kanë rrahur protestuesit paqësorë.

Gjatë ditëve të fundit, forcat e sigurisë kanë targetuar studentët universitar, kur po ktheheshin nga pushimet, duke i marrë nga rrugët dhe ndërtesat e universitetit nëpër minibusa të paidentifikuar./Insajderi.com