Mariano Diaz është infektuar me Covid 19

Mariano Diaz është infektuar me Covid 19

Sulmuesi i Real Madrid, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për coronavirus dhe ai tani është izoluar në shtëpinë e tij.

Klubi i Real Madrid, menjëherë pasi fitoi ligën, u ka dhënë pushim lojtarëve, duke i lejuar që ata të shkojnë tek familjet e tyre, por me tu kthyer në stërvitje, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Manchester City, ata janë testuar nga klubi dhe nga këto testime, Diaz ka rezultuar pozitiv, raporton Insajderi.

Diaz nuk është stërvitur me klubin në ditën e sotme dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë nga lojtarët ose pjesëtaret e stafit. Ai fatkeqësisht do ta humb ndeshjen kundër Manchester City./Insajderi.com.