Marigona Gecit i ndalet fjala në Kuvend: “Dy zyrtarë të PDK-së dyshohen për vrasje të pasluftës”

Marigona Gecit i ndalet fjala në Kuvend: “Dy zyrtarë të PDK-së dyshohen për vrasje të pasluftës”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, në seancën e sotme plenare është sqaruar lidhur me tërheqjen e nënshkrimit të saj për këtë seancë, transmeton Insajderi.

Ndonëse nuk arriti të përfundojë fjalimin e saj, meqë u tha se nuk po iu përmbahet rregullores së Kuvendit, deputetja Geci ka akuzuar rëndë Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka informacion që dy zyrtarë të saj janë të dyshuar për vrasje të pasluftës.

“Së pari dua ta njoftoj opinionin që unë jam pro votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Tani dua ta bëj një sqarim për tërheqjen e nënshkrimit tim, që është bërë me 23 nëntor. Pse nuk ia bashkangjes nënshkrimin tim PDK’së? Nënshkrimin tim e kam tërhequt nga iniciativa e PDK’së, sepse e di saktë nga një aktakuzë se dy zyrtarë tuaj janë të dyshuar për krime lufte. Jeni thirrur në emër të luftës, e ne si familjarë u dashka të frikësohemi e të mos kemi guxim”, tha ajo.

Ndërkaq, fjalimi i saj u ndalë nga kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci. /Insajderi.com