Marina Abramovic fajëson teknologjinë për shkëputjen e shoqërisë, e jo pandeminë

Marina Abramovic fajëson teknologjinë për shkëputjen e shoqërisë, e jo pandeminë

Një nga mënyra drastike se si Covid ka ndryshuar jetërat tonë, është mënyra se si ne bashkëveprojmë në mënyrë fizike, gjë që u ndërpre për muaj të tërë.

Shumica e vendeve sociale dhe e bizneseve ende janë të mbyllura, njerëzit janë duke punuar prej shtëpisë dhe rregullat për distancë sociale vendosin kufizime për përditshmërinë e saj, shkruan Dazed, raporton Insajderi.

Në një intervistë për Dazed, Marina Abramovic ka thënë se beson që ne nuk duhet të fajësojmë Covid-19, sepse kohë më parë ne jemi distancuar prej njëri tjetrit.

“Mënyra se si jemi distancuar dhe se si njerëzit ndërlidhen me njëri tjetrin, ka filluar para shumë kohësh, me zhvillim e teknologjisë dhe mediave sociale”, ka thënë ajo. “Mesazhet elektronike, tweets, Instagrami…. Të rinjtë nuk flasin me njëri tjetrin. Takimet, flirti, të gjitha bëhen online, përmes kompjuterëve. Teknologjia i ka alienizuar qeniet njerëzore”.

Marrëdhëniet njerëzore janë aq të afërta e të rëndësishme për artisten, sa ajo ka krijuar “The Abramovic Method”.

Kjo metodë është e bazuar në hulumtime lidhur me performancën dhe artin jomaterial dhe përfshin metoda si ushtrime të frymëmarrjes, lëvizjes, të qetësisë dhe koncentrimit, në të cilat audienca luan një rol të rëndësishëm.

Kjo metodë e cila ishte krijuar për artistë, u hap për publikun në Marina Abramovic Institute (MAI) në Sao Paolo në vitin 2015.

“Kur e krijova The Abramovic Method ishte duke menduar se sa i rëndësishme është kontakti njerëzor, prekja njerëzore”, tha ajo për Dazed. “Mendoj që pandemia do të përfundoj, si secili virus në historinë e njerëzimit. A do të përfundoj kjo gjë, apo ne do të kalojmë nëpër të njejtat probleme dhe gabime përsëri? Apo ndoshta virusi do të ndryshojë përceptimin tonë? Besoj që seriozisht do të ndryshojë dhe ne do të e kuptojmë se natyra dhe kontakti njerëzor është i rëndësishëm”.

Marina mendon që ne e kemi ‘humbur’ rrugën duke komplikuar me tepri jetërat tona: “Kemi nevojë të kthehemi në thjeshtësi, ndryshe do të humbasim vërtetë”./Insajderi.com