Marina e SHBA-së: Pamjet e UFO-s janë të vërteta

Marina e SHBA-së: Pamjet e UFO-s janë të vërteta

Marina amerikane komentoi për herë të parë që pamjet e objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO) që përshkojnë qiellin ndërsa u monitoruan nga aeroplanët ushtarakë janë vërtet një paralajmërim, dhe se është një fenomen që ushtria ende nuk mund ta zgjidhë.

Pamjet e bujshme, të cilat u shfaqën për herë të parë në mediat botërore në dhjetor të 2017 u regjistruan nga pilotët e Marinës amerikane, shkruan Insajderi..

Një zëdhënës i Marinës amerikane, i cili merret me zbulimin e sekreteve shtetërore, tha se pamjet ishin vërtet autentike.

“Marina i emërton këto objekte, të cilat mund t’i shihni në video, si fenomene ajrore të paidentifikuara”, tha Joseph Gradisher, një zëdhënës i Departamentit të Marinës së SHBA-së.

insajderi.com