Markat në Kosovë me vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara

Markat në Kosovë me vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara

Me synimin për të thjeshtuar kërkimin për mallrat dhe shërbimet më të mira me çmimet më konkurruese në tregun kosovar, organizata ndërkombëtare ICERTIAS ka kryer një studim të ri tregu Best Buy Award 2019/2020.

Kosovarët u anketuan në rreth 45 kategori të ndryshme ekonomike dhe jo-ekonomike nga sektorë të ndryshëm ku përfshihej sektori ushqimor, kozmetika, elektroshtëpiaket, telekomunikacioni dhe financa.

Me anë të pyetjeve me përgjigje të hapur, me anë të sondazhit ICERTIAS Best Buy Award u anketuan konsumatorët në Kosovë për të treguar se cilat produkte dhe shërbime ata besonin se paraqitnin vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara.

Mes fituesve të studimit të pavarur të tregut nga  Best Buy Award 2019/2020 ishin: IPKO Telecommunications në kategorinë e shërbimit të televizionit dixhital, telefonisë celulare, dhe internetit broadband; Albi Mall në kategorinë e qendrave tregtare, Viva Fresh Store në kategorinë e rrjeteve të supermarketeve; HIB në kategorinë e pompave të karburantit; Ujë Kllokoti në kategorinë e ujit të gazuar; Ciao Berto në kategorinë e rrjeteve të dyqaneve për pajisje kuzhine dhe pajisje elektroshtëpiake; Rugove në kategorinë e prodhuesve të djathit dhe Divella në kategorinë e makaronave.

Disa nga fituesit e kategorive të tjera janë: Albred (çaj bimor), Red Rain (pije energjike), Thomy (majonezë), Ducato di Mantova (oriz), Milka (çokollatë), Frutti (lëng frutash); Vita (qumësht); Fibula (agjenci udhëtimi); Panda (akullore), Prince (kafe e menjëhershme), Colgate (pastë dhëmbësh); Lenor (zbutës rrobash); TEB (bankë), Gama (zinxhir dyqanesh me pajisje të teknologjisë së lartë), Opel (makinë familjare) dhe Sigma (kompani siguracioni).

Medalja blu Best Buy Award ndihmon klientët gjatë procesit të blerjes duke lehtësuar kërkimin për produktet dhe shërbimet në tregun e tyre vendës të cilat klientët i kanë konfirmuar tashmë si raporti më i mirë çmim-cilësi (vlera më e mirë për paratë e shpenzuara) bazuar në eksperiencën e tyre.

Kur të shkoni herës tjetër, kërkoni medaljen blu Best Buy Award dhe provoni produktet e shërbimet që klientët e tjerë i kanë njohur si raporti çmim-cilësi më i mirë në treg.

Metodologjia dhe mostrimi

Anketa ICERTIAS Best Buy Award General e vitit 2019/2020 (www.bestbuyaward.org) në Kosovë u realizua nga organizata ICERTIAS – International Certification Association GmbH (www.icertias.com).

Sondazhi është kryer në janar 2019 duke përdorur një pyetësor uebi te 1200 përdorues interneti kosovoarë të moshave mbi 15 vjeç, duke ndjekur metodën Computer Assisted Web Interviewing – Deep Mind Awareness (CAWI – DEEPMA).

Kompanitë nuk mund të propozojnë veten e tyre dhe as nuk mund të aplikojnë drejtpërdrejt për hulumtimin e tregut për çmimin Best Buy Award. E vetmja gjë që mund të bëjnë brendet është “të fitojnë” statusin e çmimit Best Buy Award përmes produkteve apo shërbimeve të tyre, duke zënë vendin e parë (duke fituar numrin më të lartë të votave të konsumatorëve ose të të anketuarve) në kategorinë përkatëse në anketën për çmimin Best Buy Award.  Të anketuarit, në momentin e dhënies së përgjigjeve të tyre, u përballën me pyetje me fund të hapur, ku ishin në gjendje të deklaronin lirisht emrat e ofruesve të produkteve dhe shërbimeve, me fjalët e tyre.

Kjo është thjesht një pasqyrë e përgjithshme e hulumtimit të plotë të realizuar nga ICERTIAS. Nëse dëshironi të mësoni më shumë lidhur me këtë anketim, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni.

Ia vlen të përmendet se anketimi për çmimin Best Buy Award i  ICERTIAS nuk mat kapitalin apo peshën që zë brendi në treg. Ky hulumtim ofron të dhëna depërtuese lidhur me përvojat personale të klientëve, mendimet e tyre, kënaqësinë dhe perceptimet, të cilat përdoren në mënyrë ekskluzive për të matur raportin “çmim/cilësi” të mallrave dhe shërbimeve në treg.

Hulumtimi i ICERTIAS për çmimin Best Buy Award realizohet në pajtim me dispozitat e Kodit Ndërkombëtar për Zbatimin e Hulumtimeve të Tregut dhe atyre Sociale, i miratuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Shoqata Evropiane e Ekspertëve të Hulumtimit (ESOMAR).

TEKSTI STANDARD PËR SHTYP I ORGANIZATËS ICERTIAS

ICERTIAS është organizatë private, moderne e ndërkombëtare, e pavarur politikisht, e cila merret me hulumtimin  e tregut dhe certifikim dhe që zbulon, certifikon dhe shpërblen kompanitë, produktet dhe shërbimet e cilësisë më të lartë, duke i orientuar klientët në të gjithë botën drejt më të mirës që ofron tregu. Me programet e certifikimit “Best Buy Award” (Çmimi për Blerjen më të Mirë), “QUDAL – QUality meDAL” (Medalja e Cilësisë) dhe “Customers’ Friend” (Miku i Klientëve), ICERTIAS tashmë është e pranishme në më shumë se 40 vende në pesë kontinente. E themeluar në Zvicër në vitin 2011, organizata ICERTIAS është e regjistruar si “ICERTIAS – International Certification Association GmbH” në regjistrin tregtar të Kantonit të Cyrihut.

Për më shumë informata, ju lutemi të na vizitoni në faqen e internetit: www.icertias.com