Marko Gjuriq ambasador i Serbisë në SHBA

Pasi ka punuar për shtatë vjet në të ashtuquajturën Zyra e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, njoftohet se është emëruar ambasador i ri i Serbisë në Uashington.

Marko Gjuriq ambasador i Serbisë në SHBA

Marko Gjuriq, që deri tashti ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do të jetë ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat serbe, njofton Insajderi.

Megjithatë, Gjuriq ende zyrtarisht nuk është emëruar. Të pyetur për një konfirmim, zyra në të cilën deri tani ishte drejtor Gjuriq, nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë.

Gjuriq sot gjatë ditës ka mbajtur një fjalim për media ku ka treguar se po e lë vendin e deritanishëm të punës.

Ka thënë se ndjehet krenar për atë që ka bërë.

“Gjatë shtatë vjetëve unë e drejtova delegacionin serb në më shumë se 220 bisedime, kishte 18 tërheqje të pavarësisë së Kosovës dhe ndaluam anëtarësimin e Kosovën në UNESCO dhe Interpol”, tha Gjuriq.

“Arritëm që disa nga sponsorët më të qëndrueshëm ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës që më në fund ta dëgjojnë Serbinë”, deklaroi serbi, duke shtuar se gjatë kësaj kohe “në Kosovë kam qenë 150 herë”.

Ai shtoi se “Lista Serbe u krijua dhe ekziston si një projekt i Serbisë”, derisa ka përmendur edhe kohën kur u arrestua nga policia e Kosovës.

Pasardhësi i Gjuriq në Zyrën që udhëhiqte ai do të jetë, Petar Petkoviq./Insajderi.com

Në veri të Mitrovicës arrestohet Marko Gjuriq dhe dëbohet nga Kosova |  Ballkani | DW | 26.03.2018