Marko Gjuriq i nervozuar me ndalimin e Ipeshkvit Teodosje në kufi

Marko Gjuriq i nervozuar me ndalimin e Ipeshkvit Teodosje në kufi

Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është shprehur i nervozuar dhe i indinjuar me ndalimin nga autoritetet e Kosovës, në pikën kufitare në Jarinje, ipeshkvin ortodoks Teodosije, njofton Insajderi.

“Akt arrogant i arbitraritetit”, e ka quajtur Gjuriq ndaljen e Teodosijs, shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Sipas Gjuriq me këtë rast janë “fyer i tërë populli serb dhe Kishën Ortodokse Serbe”.

“Parandalimi i dinjitetit të kishës sonë për të lëvizur lirshëm rreth dioqezës së tij është shkelja më flagrante e lirive fetare dhe një shuplakë në fytyrë për të gjithë besimtarët ortodoksë në Kosovë”, deklaroi ai./Insajderi.com