Marko Gjuriq ka një mesazh për serbët lidhur me krijimin e Asociacionit

Marko Gjuriq ka një mesazh për serbët lidhur me krijimin e Asociacionit

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur sot për krijimin e Asociacionit i Komunave me shumicë Serbe, i cili sipas tij duhet të krijohet patjetërm, përcjell Insadjeri.

Lidhur me deklaratat se mund të arrestohen anëtarët e Listës Serbe nëse shpallin njëanshëm AKS-në, ka thënë “se Prishtina fillimisht duhet ta arrestoj vetën për shkak se nuk e ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit”.

“Mesazhi im ndaj atyre serbëve kërcënues nga Kosova dhe Metohija, se dikush do të arrestohet për shkak të formimit të ASK-së, është që të arrestohen së pari, sepse ata (Prishtina) kanë dështuar për pesë vjet për të zbatuar atë që është rënë dakord në Bruksel”, ka thënë ai.

Më tej ai ka shtuar se Asociacioni do të formohet në të vetmen mënyrë siç është nënshkruar në Bruksel dhe jo siç paraqitet në Prishtinë.

“Unë e theksova se ne e mbështesim luftën e serbëve për ta formuar AKS-në, por jo sic dëshiron Prishtina. E vetmja mënyrë e mundshme për ta bërë këtë ligjërisht dhe legjitime është ajo që edhe është nënshkruar në Bruksel”, ka thënë Gjuriq përcjell B92.

Kujtojmë se Gjuriq u arrestua të hënën në Mitrovicën e Veriut nga Policia e Kosovës për shkak se ishte futur në territorin e Kosovës pa marrë leje./Insajderi.com