Marku revoltohet nga gjyqtari i meçit, e shpreh në prononcim

Marku revoltohet nga gjyqtari i meçit, e shpreh në prononcim

Dueli i sotëm mes Florian Markut dhe Stewart ka përfunduar në një barazim 76-76. Ky ka qenë vendimi i gjyqtarëve pas mbylljes së tetë raundeve, që e ka lënë të nervozuar boksierin shqiptar. Marku është ndjerë se ia kanë vjedhur fitoren nga gjykimi i këtij “match”-i, duke shpërthyer në deklaratat pas sfidës, njofton Insajderi.

“A po talleni me mua?! Nuk e besoj dot. Këta gjyqtarë dinë një m*t nga boksi. Unë e di çfarë boksi është ky, si i vendosën pikët. Ai më goditi vetëm njëherë pastër në kokë. Unë po i shtyja, i dhashë gjuajtje të pastra, e ula në tokë, pastaj u ngrit prapë. I dhashë shumë gjuajtje të pastra, nuk di se çfarë tjetër mund të jetë boksi”, tha fillimisht Marku.

“Po na shkatërrojnë karrierën kështu. Si mund të na e japin këtë duel barazim. Po, ai është një kundërshtar i vështirë, përgëzime për të. Mori grushta të mirë dhe nuk u rrëzua përtokë, Por a ishte ky një barazim?! Nuk e di ç’të them, jam shumë i zhgënjyer me të gjithë gjyqtarët. Mbase nuk më pëlqejnë mua. Ndoshta shikon flamurin shqiptar në kokën time dhe nuk më pëlqen, pasi ky nuk ishte një barazim”, ka deklaruar i mllefosur me referimin boksieri shqiptar. /Insajderi.com