Marotta dhe Conte mendojnë të rinovojnë kontratat me Interin

Marotta dhe Conte mendojnë të rinovojnë kontratat me Interin

Antonio Conte dhe Giuseppe Marotta nuk kanë asnjë synim të largohen nga Interi në përfundim të këtij sezoni. E ka konfirmuar (pasi drejtuesit janë në skadencë kontrate vitin që vjen) edicioni i djeshëm i “Corriere della Sera”, transmeton Insajderi.

Asnjëri nga pjesa e stafit teknik apo krerëve nuk ka synim të ndërmarrë rrugë të tjera, ndër të tjera trajneri është shprehur gjithmonë se do t’i pëlqente të qëndronte gjatë. Ndërsa vetë presidenti Stiven Zhang dhe pronësia në përgjithësi nuk mund të mendojnë të përsërisin një sezon si ai aktual.

Një takim që do të zhvillohet me siguri në përfundim të sezonit do të qartësojë më shumë lidhur me situatën e rinovimeve. /Insajderi.com