Marquinho afër rikthimit në Serie A

Marquinho afër rikthimit në Serie A

Marquinhos mund të largohet nga PSG dhe të bëjë një rikthim në kampionatin italianë, Serie A.

Skuadra e cila është e interesuar për të është Juventusi.

Gazeta e madhe italiane Tuttosport ka raportuar se tanimë kampionia e Italisë ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit.

Zonja e Vjetër është një kërkim të një qendërmbrojtësi dhe duket se ideali është Marquinhos.

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 55 milionë euro për transferimin e brazilianit.

Mbrojtësi 25 vjeçar është pjesë e parisienëve që nga edicioni 2013/14 kur iu bashkua klubit francez nga Roma.

Reprezentuesi brazilian ka kontratë me kampionët e Francës deri në verën e vitit 2022./Insporti