Marrëveshja e re mbi Brexitin, të pakënaqur opozita britanike por edhe Skocia

Liderët evropianë në Bruksel njëzëri kanë miratuar marrëveshjen e re për Brexitin e cila u arrit dje me Londrën. Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka paralajmëruar se tani po pritet votimi në dy parlamente atë të Britanisë së Madhe dhe të Evropës. Votimi në Dhomën e Ultë të parlamentit britanik është caktuar për shtunën.

Marrëveshja e re mbi Brexitin, të pakënaqur opozita britanike por edhe Skocia

“Mendoj se kjo kontratë paraqet një punë shumë të mirë edhe për BE edhe për Britaninë e Madhe dhe se ky është rezultat i drejtë dhe i arsyeshëm i cili pasqyron një punë të madhe të cilën e kanë bërë dyja palët”, ka thënë Boris Johnson, kryeministri britanik.

“Kemi marrëveshje dhe kjo marrëveshje do të thotë se nuk ka nevojë për çfarëdo shtyrje të afateve. Ky është një marrëveshje i baraspeshuar, fer, e cila jep siguri aty ku Brexiti kërcënon me pasiguri. Mbron të drejtat e qytetarëve tanë dhe e mbron paqen, por mbron edhe stabilitetin në ishullin Irlandez”, pretendon Jean Claude Juncker, president i Komisionit Evropian.

“Është vështirë të paramendohet një marrëveshje më e keqe për Skocinë. Kjo është më e keqe se propozimi i Theresa May. Një marrëveshje e tillë e nxjerrë Skocinë nga Bashkimi Evropian, tregu unik dhe doganat e unifikuara, gjithë kjo në kundërshtim me vullnetin e skocezëve të cilët kanë votuar për mbetje në Bashkimin Evropian”, vlerëson kryetarja e Partisë Kombëtare të Skocisë Nicola Sturgeon.

Për marrëveshjen e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian duhet të deklarohet edhe parlamenti britanik më së voni deri më 31 tetor, deri kur është afati për Brexit. Deri te vendimi pozitiv i deputetëve mund të mos vijë për shkak të kundërshtimit të unionistëve irlandezë dhe laburistëve opozitarë. Votimi është caktuar për të shtunën./Insajderi.com.