Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë fokusin e SHBA-së dhe Bashkimit Europian.
Çështja në mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e pazgjidhur në mes dy vendeve që prej përfundimit të luftës në vitin 1999.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është shumë e interesuar që të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, madje për këtë ka emëruar edhe përfaqësues special, hiq më pak se një ambasador të SHBA-së në Gjermani dhe një person që ka marrë funksion të lartë në inteligjencen amerikane.
Richard Grenll me 27 Qershor ka ftuar delegasionin e Kosovës dhe Serbisë në një takim ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare.
Gjatë vizitës në Kosovë, Grenell kishte potencuar një marrëveshje të gjerë ekonomike në mes dy vendeve, pasi vazhdimisht orientimi i tij ishte ekonomia dhe rruga për t’u zhvilluar ekonomia e Kosovës dhe e Serbisë.
Ende nuk ka detaje për përmbajtjen e një marrëveshjeje eventuale ekonomike apo mundësinë për një zgjidhje përfundimtare politike. /Insajderi/