“Marrëveshja pa njohje, opsion i rrezikshëm për Kosovën”

“Marrëveshja pa njohje, opsion i rrezikshëm për Kosovën”

Njohësi i çështjeve politike në vend, Bekim Çollaku, po vlerëson se procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, duhet patjetër të përfundojë me njohje reciproke mes të dyja palëve, transmeton Insajderi.

Çollaku thotë se çdo epilog tjetër i këtij procesi, përveç njohjes së ndërsjellë, do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

”Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, patjetër që duhet të përfundoj me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka thënë ai për ‘KK’.

”Çdo epilog tjetër i këtij procesi do të ishte i dëmshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë stabilitetin në Ballkanin perëndimor. SHBA mbetet partner i pazëvendësueshëm në këtë proces. BE në anën tjetër është ndërmjetësuesi formal i këtyre negociatave, që synim ka arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Si përfundim, duhet të jemi të vetëdijshëm se BE dhe SHBA duan marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe pranueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

”Por, nuk janë ata që përcaktojnë përmbajtjen e marrëveshjes dhe kompromisin eventual”.

”Prandaj, atyre nuk iu pengon edhe skenari i arritjes së një marrëveshje e cila nuk rezulton me njohje reciproke për aq kohë sa dy palët pajtohen. Por ky opsion është tepër i keq dhe i rrezikshëm për Kosovën. Duke qenë i tillë, nuk duhet të merret në konsideratë fare”, përfundoi Çollaku. /Insajderi.com