Marshi i UÇK-së dëgjohet edhe në një xhami të Kosovës

Marshi i UÇK-së dëgjohet edhe në një xhami të Kosovës

Mijëra qytetarë në Kosovë kanë lëshuar sonte këngën e marshit të UÇK-së në shenjë proteste ndaj Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë tha se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së, kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë.

E kështu ndodhi edhe në Xhaminë e fshatit Studençan, në Suharekë.

Aty u lëshua “Marshi i UÇK-së” në nder të gjithë ushtarët të kësaj organizate.

Kjo protestë u mbështetë në rrjete sociale nga dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi.