Martesa i solli fat, Genta Ismajli ‘rrëmben’ çmim në eventin turk

Martesa i solli fat, Genta Ismajli ‘rrëmben’ çmim në eventin turk

Prej disa kohësh, Genta Ismajli është zhvendosur për të jetuar në Turqi.

Këngëtarja është duke zhvilluar karrierën muzikore në këtë shtet dhe duket se bashkëpunimi muzikor me një nga artistët më në zë turq i ka hapur dyert drejt suksesit.

Genta u bë pjesë e ndarjes së çmimeve “Altın Kanat Ödülleri” arriti të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në saj të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio.

Këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj ekstravagante.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë me perla, i çarë në të dyja këmbët, i cili i nxirrte në pah linjat trupore.

Kujtojmë se pak javë më parë, Genta mori propozimin më romantik për martesë nga partneri i saj.

Biznesmeni turk i propozoi poshtë urës ikonike të Bosforit dhe pak ditë më parë ai i bëri dhuratë një makinë super luksoze.