Martin Shkreli provokon Kanye West dhe Kim Kardashian

Martin Shkreli provokon Kanye West dhe Kim Kardashian

Njëri prej figurave më kontroverse në botë, për momentin, Martin Shkreli sapo ka bërë një postim të Twitter i cili pritet të ngjallë debat jashtëzakonisht të madh në botën e muzikës dhe shou biznesit.

Pasi u bë lajm botëror në skenën muzikore kur bleu kopjen e vetme të albumit të Ëu-tang, ai ka postuar një ofertë për reperin Kanye West, raporton Insajderi.

Ai në Twitter ka pyetur njerëzit se cila ofertë e tij drejtuar Kanye West duhet të pranohet. Si raporton Insajderi, Martin Shkreli do që ta blejë kopjen e vetme të albumit të Kaney West.

E opsionet janë kontroverse ashtu sikurse vet personaliteti i tij.

Oferta e parë përfshinë 5 milionë dollarë plus albumin e Wu-Tang. Oferta e dytë përfshinë plus një tato në fytyrë ndërsa oferta e tretë është 20 milionë dollarë plus pensionimin e reperit, raporton Insajderi. Por oferta më kontroverse është ajo që përfshinë 50 milionë dollarë plus Kim Kardashian për një natë.

shkreli

Reagimet e mijëra përdoruesve të Twitter janë gjithashtu kontroverse por për dallim prej deklarimeve të tjera të Shkrelit, këtë herë ai edhe po komplimentohet për shijen e humorit.