Masa të reja kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: Orë policore deri më 20 prill

Masa të reja kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: Orë policore deri më 20 prill

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit janë marrë disa vendime shtesë për mbrojtjen e qytetarëve kundër Coronavirusit, përcjell Insajderi.

Ai në konferencë për shtyp ka thënë se me masat e reja do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 20:00 deri në orën 05:00, nga e marta deri më 20 prill.

Po ashtu, Zaev ka njoftuar se do të ndalohet puna në kafeteri, klube, nga 7 deri më 20 prill.

“Kemi sjellë vendime që janë të nevojshme, masa të reja restriktive. Këtu jemi për t’i kumtuar masat e reja. Duhet gjithë së bashku të ballafaqohemi me rrjedhën e pandemisë, ngase vetëm bashkë mund të përballemi me pasojat. Numri i të infektuarve po rritet, i të vdekurve po rritet. Deri tani punonjësit shëndetësorë janë ballafaquar me gjitha pasojat, por tani ka ngarkesë serioze”, është shprehur kryeministri Zaev./Insajderi.com