Masakër në redaksinë e gazetës, u zbulua vrasësi dhe motivi i tij

Sulmuesi i cili dje hyri në redaksinë e gazetës ditore "Capital Gazette" në Anapolis, qytet në shtetin federal amerikan Merliend, dhe filloi të qëllojë me pushkë gjuetie duke i vrarë pesë njerëz, është Jarrod Ramos 38 vjeç.

Masakër në redaksinë e gazetës, u zbulua vrasësi dhe motivi i tij

Sulmuesi qëlloi nëpër xham, i kërkoi viktimat dhe shkrepi shumë plumba në redaksinë e gazetës “Capital Gazette” në Anapolis, kanë thënë policët dh dëshmitarët.

Para kësaj masakre, redaksia ka marrë një sërë kërcënimesh nëpër rrejte sociale, dhe motivi i mundshëm i sulmit pretendohet se është padia e Ramosit kundër gazetës për shkak të shkeljes të nderit dhe reputacionit, të cilën në vitin 2012 gjykata e kishte hedhur poshtë. Vrasësi në profilin e vet në Twitter shpesh ka publikuar porositë pikërisht për gazetën dhe të punësuarit në të.

Gjithçka kishte filluar në vitin 2011 pasi kishte dalë në gazetë një artikull me titull “Jarrod dëshiron të bëhet miku yt”, në të cilin është përshkruar rasti për të cilin ai e ka pranuar fajësinë në gjykatë. Jarrod Ramos i kishte kërcënuar një gruaje me të cilën kishin qenë bashkë në shkollën e mesme. Me muaj të tëra i kishte dërguar email-at vulgare në të cilat i kishte fyer në mënyrë të ultë si dhe i kishte porositur se do ta vriste, transmeton Insjaderi.com.

Në vitet pas publikimit të artikullit Ramos e ka paditur gazetën, gazetarin i cili e kishte shkruar artikullin, gjykatësin i cili e kishte dënuar si dhe gruan e cila kishte dëshmuar kundër tij. Të gjitha akuzat e tij janë hedhur poshtë.

Paralelisht me betejën juridike, Ramos filloi t’i sulmojë gazetarët e Capital Gazette në Twitter. Ka shkruar se dëshiron të sheh se si gazeta po shkatërrohet, por më tepër do të donte që dy gazetarë “të mos marrin frymë”. Në njërin prej “tweet-eve” e kishte sulmuar Rob Hiaasen, njërin prej gazetarëve të cilin edhe e kishte vrarë dje.

Pas masakrës, gruaja të cilën Ramos e kishte kërcënuar, ka thënë për televizionin lokal se si para disa viteve e kishte paralajmëruar një ish policë për qëllimet e tij. “Ai është një i marrë i q***! Kam thënë se do të bëhet vrasës masiv”, ka deklaruar ajo.

Tom Marquardt, redaktor dhe gazetar i pensionuar i Capitalit, gjithashtu thotë se me vite e kanë brengosur kërcënimet e Ramosit nëpër rrjete sociale. Madje e ka paralajmëruar policinë për qëllimet e tij qysh në vitin 2013. “Madje edhe gruas sime i kam thënë se duhemi të brengosemi për shkak të këtij tipi”, ka thënë ai.

Policia mbrëmë i ka publikuar identitetet e të gjithë viktimave. Janë vrarë Wendi Winters (65), Rebecca Smith (34), Robert Hiaasen (59), Gerald Fischman (61) dhe John McNamara (56).

Pasi i kanë hyrë në shtëpi, policët e kanë gjetur Ramosin nën tavolinë. Vrasësi pas arrestimit ka refuzuar të bashkëpunojë me policët, dhe pasi nuk kishte asnjë dokument  si dhe, sipas medieve amerikane, i kishte gjymtuar gishtat për ta vështirësuar identifikimin e tij, identifikimi zgjati më tepër.

Edhe pse në sulm kanë pësuar kolegët e tyre, gazetarët e Capital Gazette gjatë mbrëmjes vazhduan të raportojnë mbi sulmin. Kanë përshkruar se janë fshehur nën tavolina dhe i kanë dëgjuar hapat e vrasësit si dhe shkrepjet nga arma derisa vriste njerëz nëpër redaksi./Insajederi.com.