
557 gjoba janë shpërndarë për qytetarët të cilët nuk kanë zbatuar kufizimet anti-COVID, përcjell Insajderi.
Këto ndëshkime bazë ligjore e kanë ligjin anti-COVID të miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Ligji parasheh mbajtjen e maskës në ambiente publike si dhe kufizime për aktivitetet biznesore, dhe jo vetëm.
Nga institucionet kompetente ditëve të fundit është konstatuar se masat anti-COVID nuk po zbatohen.
Vetëm të hënë u raportuan 587 infeksione të reja me COVID-19.
1.655 qytetarë të Kosovës e kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë, një vit më parë. /Insajderi.cokm