Masat kufizuese japin rezultate, ulet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Masat kufizuese japin rezultate, ulet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, pas takimit me drejtorët e klinikave, tha se masat kundër Coronavirusit po japin rezultatet e duhura. Kjo sipas Filipçes dëshmohet me uljen e numrit të të prekurve.

Megjithatë ai apelon për kujdes dhe respektim të masave “sepse ky virus është i paparashikueshëm”.

“Në koordinimin e rregullt me drejtorët e klinikave biseduam për trajtimin e të sëmurëve, gjendjen momentale me kapacitetet e Qendrave Kovid dhe rotacionet e personelit. Numri i personave të hospitalizuar po ulet, ndërkohë që numri i personave që lëshohen në shtëpi është në rritje. Po ulet edhe numri i pacientëve pozitiv, që nënkupton se masat po japin rezultat”, tha Filipçe,përcjell Insajderi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në repartet infektive të kryeqytetit dhe spitalet e të gjithë vendit fqinj është një mijë e 641.

Në Shkup ndihmë mjekësore po marrin 689 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve është duke u trajtuar me oksigjeni./Insajderi.com