“Masazhe 2019” – policia arreston një burrë dhe një grua të dyshuar për prostitucion

“Masazhe 2019” – policia arreston një burrë dhe një grua të dyshuar për prostitucion

Polica e Kosovës, në kuadër të hetimeve për trafikim me qenie njerëzore ka arrestuar dje në Prishtinë dy persona.

Insajderi merr vesh se janë arrestuar P.B mashkull i lindur me 1993 dhe L.L femer 1998.

Ata dyshohen se kanë kryer tri vepra penale “Mundësim pse detyrim prostitucioni”, Ofrimi I lokalit për prostitucion” dhe “bashkëkryerje”.

Të dyshuarit janë kapur gjatë zbatimit të planit të policisë të quajtur”masazhe 2019”.

Pas intervistimit ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Insajderi.com