MASH tregon se si do të duken nga brenda shkollat

MASH tregon se si do të duken nga brenda shkollat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka treguar pamje brenda shkolle vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi në Facebook, MASH ka ftuar të mbahen maskat, distanca dhe higjiena në mënyrë që të mos përhapet pandemia nëpër shkolla.

Postimi i plotë:

Kështu duket nga brenda një shkollë e përgatitur që të presë nxënësit nesër, më 14 shtator 2020.

Respektoni rregullat: Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën! /Insajderi.com