“Mashkulli më seksi i vitit” ka një paralajmërim nga babai i të dashurës së re

“Mashkulli më seksi i vitit” ka një paralajmërim nga babai i të dashurës së re
Burimi i fotografisë: Cindy Ord/Getty Images; Phillip Faraone/WireImage; Aaron J. Thornton/FilmMagic

Vitin e kaluar, Michael B. Jordan vitin e kaluar u zgjedh nga revista “People” si mashkulli më seksi i vitit.

Ndërkaq, ai ka nisur edhe në lidhje të re me Lori Harvey, të bijën e Steve Harvey, njofton Insajderi.

Ky i fundit ka reaguar për lidhjen e të bijës së tij me aktorin duke thënë, “Më pëlqen ai. Por gjithsesi po e vëzhgoj, por siç ju them të gjithë pretendetëve të vajzës time, ‘Mund të më pëlqesh, mund të pranoj lidhjen, por unë ruaj një urrejtje të pastër në zemër për ty. Vetëm në rast se më nevojitet’”.

Harvey pastaj i referohej me shaka titullit si burri më seksi i vitit 2020.

“Sepse, ti nuk je njeriu më seksi në botë për mua!”, tha ai “Le ta kemi të qartë këtë”.

Jordan dhe Lori bënë publike lidhjen në fillim të këtij muaji pas javësh spekulimesh nga fansat. /Insajderi.com