MAShT paralajmëron nxënësit që u përjashtuan nga Testi i Maturës

MAShT paralajmëron nxënësit që u përjashtuan nga Testi i Maturës

Nxënësve që u përjashtuan nga testi në ditën e parë nuk u lejohet të hyjnë në ditën e dytë të Testit  të Maturës 2018.

“Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se nxënësit të cilët janë përjashtuar nga testi në ditën e parë (afati i parë) nuk u lejohet që të marrin pjesë gjatë pjesës në ditën e dytë të testit”, thuhet në njoftim.

“Vendimi i KShM-së bazohet në vendimin nr. 329/01B të datës  03.05.2018 të ministrit të Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Shyqiri Bytyqi”, thuhet më tej aty.

KShM po ashtu bënë të ditur se ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa./Insajderi.com