
Në njëzetekatërorët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 632 gjoba për ata që nuk respektuan masat kundër virusit COVID-19, dënimet kryesisht jepën për shkak të mungesës së maskave që me projektligjin për COVID-19 janë obligative.
Gjatë ditës së hënë për arsyet nga më të ndryshmet janë arrestuar 13 persona dhe nëntë janë në mbajtje.
Policia ka njoftuar se në rrugët e Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 me dëme materiale.
Kurse janë shqiptuar 1 mijë e 24 tiketa trafiku. /Insajderi.com