Massimo Moratti: Suning mund ta transferojë Lionel Messi-n tek Inter

Massimo Moratti: Suning mund ta transferojë Lionel Messi-n tek Inter

Ish pronari dhe presidenti i klubit të Inter Milan, Massimo Moratti, ka komentuar mbi spekulimet se Lionel Messi mund të veshë fanellën e klubit zi kaltër nga Milano.

“Unë e di që Suning, ka gjithçka që është e nevojshme për të transferuar Lionel Messi-n tek Inter. Ai ka mundësitë financiare dhe kompetencë të plotë”, tha Moratti, transmeton Insajderi.

“Por, ju e dini se unë tanimë nuk kam rol tek Inter si dhe nuk kam informata – unë jam vetëm një fans i Inter, ashtu sikur ju”, përfundoi Massimo Moratti.

Spekulimet se Lionel Messi, do të kalojë tek Inter nga Barcelona, janë duke u rritur dita ditës, kjo pasi edhe vet Lionel Messi ka blerë një apartament në qytetin e Milano-s./Insajderi.com.