Matic arrin marrëveshjen me United

Matic arrin marrëveshjen me United

Mesfushori i Chelsea Nemanja Matic raportohet se ka arritur marrëveshjen me Manchester United.

Sipas Manchester Evening News, serbi pritet të ribashkohet me Jose Mourinhon e Manchester United pas periudhës që zgjati dy vite të kaluar së bashku në “Stamford Bridge”.

Mesfushori defensiv ka një mentalitet, diçka që Mourinho admiron së tepërmi.

Ishte pikërisht portugezi që solli Matic në Premier League, pasi e transferoi nga Benfica në 2014.

Me transferimin e Matic që quhet thuajse i përfunduar, Chelsea thuhet se do të bëjë zyrtar transferimin e zëvendësuesit të tij Tiemeoue Bakayoko, shkruan telesport.al.

Vitin e kaluar Antonio Conte insistoi që Matic të qëndronte te Chelsea por me sa duket tashmë gjërat kanë ndryshuar.