fbpx

Matoshi e Klosi dakordohen për pastrimin e ambientit në Morinë

Matoshi e Klosi dakordohen për pastrimin e ambientit në Morinë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ambientit në Kosovë, Fatmir Matoshi ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Shqipëri, Blendi Klosi.

Këtë e ka bërë të ditur Matoshi në rrjetin social facebook, ku ka shkruar se nga takimi është vendosur për rregullimin e ambientit në pikën kufitare në Morinë.

Ministri shqiptar, Klosi gjitjashtu ka vizituar Kosovën për aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”

“Me Ministrin Klosi, u dakorduam që projekti i parë i përbashkët të jetë rregullimi i ambientit në pikën kufitare në Morinë.  Ministri Blendi Klosi vjen në Kosovë edhe për aksionin e madh ” Ta pastrojmë Kosovën” Bashkë për mjedisin”, ka shkruar Matoshi në facebook. /Insajderi.com