Matoshi e quan skandal ndërkombëtar nëse Surinami ka tërhequr njohjen e Kosovës

Matoshi e quan skandal ndërkombëtar nëse Surinami ka tërhequr njohjen e Kosovës

Shefi i zyrës së informimit në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, thotë se nëse Surinami e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, në këtë çështje duhet të përfshihen edhe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare.

Matoshi thotë se e drejta ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e çnjohjes së një shteti që e ka njohur më përpara, madje sipas tij në rast se ka ndodhur tërheqja e njohjes ai e konsideron si skandal ndërkombëtar.

“Nëse vërtet kjo shkresë asht origjinale, kjo paraqet skandal ndërkombëtar. Sepse një shtet i cili me notë zyrtare e kanë njoftuar shtetin Sovran “Republic of Kosovo’ tashti ia ‘ndërrojnë emrin’ në “Kosovo and Metohija” – simas versionit të Serbisë së kohës së fashizmit millosheviqian”, shkruan Matoshi.

Ai më tej ka vazhduar ta mohojë se Kosova ka marrë një njoftim për tërheqjen e njohjes së pavarsisë së Kosovës.

“Rreth një letre ‘melodramatike’ qe po qarkullon ne mediat e Beogradit se Surinami e ka revokuar njohjen për Republikën e Kosovës, e për çka ministria e jashtme dhe misioni diplomatik kosovar në Neë York City nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare nga Qeveria e këtij shteti”, ka shkruar Matoshi.

Gjatë ditës së djeshme mediet serbe kanë prezantuar një dokument në të cilin shkruan se Surinami ka hequr dorë nga njohja e Republikës së Kosovës, por deri më tash Kosova zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë dokument ku sqarohet pozicioni real i këtij shteti karshi Republikës.