fbpx

“Matrapaz, servil dhe mashtrues” – përplasja e ashpër e Molliqajt me Abazin

“Matrapaz, servil dhe mashtrues” – përplasja e ashpër e Molliqajt me Abazin

Anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi dhe ish-aktivisti i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tash anëtar i Partisë Socialdemokrate, janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin në një debat televiziv të mërkurën.

Në emisionin Pressing të T7, të dy kanë filluar menjëherë përplasjet pasi Molliqaj tha se nuk e konsideron përfaqësues të VV-së, Abazin.

“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj.

“Ti, Haki, ke dashtë me e nda Lëvizjen Vetëvendosje. Ke dërgu emaile për këtë punë. Ti je servil”, i ka thënë Molliqaj, Abazit. “Pije do ujë pak Haki, flladitu pak! A po do me fol me zhurmë a me dëgju. Ti je servil, ti Haki je produkt i shoqërisë civile me zhvat”.

Abazi i ka thënë se ai po bën manipulime dhe i ka thënë se ka shkuar te haraçi.

“Ti je matrapaz politik”, i është kundërpërgjigjur Abazi, Molliqajt.