Matuidi mbron Griezmann-in

Matuidi mbron Griezmann-in

Raporti mes Griezmann-it dhe Messi-it ka qenë gjithnjë i përfolur, me argjentinasin që akuzohet se e ka lënë në hije ish-futbollistin e Atletico Madrid. Francezi luan jashtë pozicionit të tij te Barcelona dhe kjo ka sjellë edhe një ngërç në lojën e tij, njofton Insajderi.

Kështu mendon Blaise Matuidi, i cili ka komentuar gjendjen e Griezmann te katalanasit për mikrofonin e “BeIn Sports”. Ish-mesfushori i Juventusit thekson se në pozicionin e sulmuesit francez luan një lojtar me prani të rëndë si Messi, prandaj për këtë arsye Griezmann nuk do të jetë kurrë me Barcelonën i njëjti futbollist që është me Kombëtaren e Francës.

Një Messi i caktuar luan në pjesët e tij, një prani që është e rëndë, por unë jam i sigurt që në planin afatgjatë Antoine do të jetë në gjendje të gdhende një hapësirë të rëndësishme. Jam i bindur që Griezmann do të gjejë dimensionin e tij te Barcelona dhe do të japë më të mirën”, ka deklaruar Blaise Matuidi. /Insajderi.com