Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), e ka vlerësuar të suksesshëm organizimin d" />

Maturantët i nënshtrohen testit të dytë të Maturës

Maturantët i nënshtrohen testit të dytë të Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), e ka vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e provimi të maturës shtetërore.

Provimit të Maturës (afati i gushtit) i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim.

Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.

“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi. Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, njëherësh bënë të ditur se, pjesa e dytë e afatit të gushtit do të mbahet më 30 gusht 2017”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.