Antoinette Love ka marrë përgjigje pozitive nga çdo shkollë e lartë k" />

Maturantja pranohet në 115 universitete, pranon bursa në vlerë 3.7 mln dollarë

Maturantja pranohet në 115 universitete, pranon bursa në vlerë 3.7 mln dollarë

Një adoleshente në Nju Orlins është pranuar në 115 universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Antoinette Love ka marrë përgjigje pozitive nga çdo shkollë e lartë ku ka aplikuar për të vazhduar studimet dhe ka marrë në total 3,7 milionë dollarë oferta për bursë.

Për mediat lokale ajo ka deklaruar se ka ndërmend të vizitojë brenda pak javësh të gjithë universitetet dhe të marrë një vendim përfundimtar deri në maj.

E lindur kur të dy prindërit e saj ishin adoleshentë, dhe me katër motra e vëllezër të tjerë në familje, të cilët ka ndihmuar t’i rrisë, maturantja është futur si anëtare nderi në disa shoqëri të ndryshme dhe është e para në familjen e saj që do të shkojë në universitet.

CNN raporton se ajo është edhe një piktore e talentuar.