Mavraj pushime verore në “bregdetin e muzikës dhe dashurisë”

Mavraj pushime verore në “bregdetin e muzikës dhe dashurisë”

Mavraj po i kalon pushimet në Ibiza me të dashurën gjermane, Lisa. Ibiza është një nga vendet bregdetare i njohur për muzikën elektronike dhe dashurinë bashkë me çmendurinë e pushuesve. Njihet edhe qyteti që gjatë verës nuk fle kurrë.

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, i cili në publik është bërë i njohur edhe për qëndrimet e tija fetare, po i shijon ditët e relaksit me të dashurën e tij gjermane, Lisa.

Çifti janë duke i kaluar pushimet verore në Spanjë, në Ibiza.

Këta e ka vërtetuar vetë bukuroshja gjermane, Lisa, që ka shpërndarë në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” disa foto me partnerin e saj në bregdetin Iberik.

“Dashuria nuk ka nevojë të jetë perfekte, por vetëm e vërtetë”, ka shkruar bukuroshja në foton e postuar me Mavrajn.

Ka disa vite që komentohet për lidhjen e Mavrajt me bukuroshen gjermane, por lojtari vazhdon ta mbajë të fshehtë, duke mos u ekspozuar shumë.