“Maxlimer”, anija e parë pa ekuipazh në bord

Derisa ende nuk ka një datë të saktë të caktuar, një anije e vogël mallrash e quajtur “Maxlimer” është në fazat përfundimtare të përgatitjeve për udhëtimin e parë transatlantik. Por e veçanta e kësaj anije është se nuk do të ketë asnjë njeri në bord dhe se do të realizojë udhëtimin e parë në oqean në cilësinë e një mjeti sipërfaqësor pa pilot.

“Maxlimer”, anija e parë pa ekuipazh në bord

Anija “Maxlimer” 12 metra e gjatë është gati të bëjë histori. Së shpejti do të lërë brigjet e Kanadasë për të filluar një udhëtim 35 ditor drejt Anglisë pa asnjë drejtues në bord.

Ashley Skett është me kompaninë “Sea-Kit International” që projektoi anijen. Ai thotë se synimi pas mjeteve pa ekuipazh, si anija Maxlimer, është siguria për njeriun, transmeton VOA.

“Nuk mendoj se do të zëvendësojë të gjitha anijet me ekuipazh. Ka ende shumë operacione që kryhen nga njeriu, por rëndësia qëndron tek mbrojta e njeriut nga rreziqet dhe vendosja e tyre në një mjedis më të sigurtë. Siguria është një prej nxitësve kryesorë të këtij projekti.”

Ben Simpson me kompaninë Sea-Kit thotë se përtej sigurisë, edhe projektimi i anijeve do të bëhet mbi koncepte të reja ku nuk është e nevojshme prania e njeriut në bord.

Anija është hibride, naftë dhe bateri, çfarë do të thotë se konsumon më pak lëndë djegëse se anijet e zakonshme. Kur është e nevojshme, pajisjet i mundësojnë njerëzit që të telekomandojnë nga larg anijen nga një stacion në tokë. James Fanshawe është drejtor i kompanisë Sea-Kit.

Anija “Maxlimer” mund të lëshojë dhe tërheqë edhe mjete të tjera autonome, një aftësi e nevojshme për misionin origjinal, një garë për gjetjen e mënyrës më të mirë për të studiuar në mënyrë autonome dyshemenë e oqeaneve.