fbpx

May do të kërkojë votim të ri për Brexitin në qershor

Kryeministrja britanike Theresa May do të kërkojë nga parlamenti edhe një herë të deklarohet për marrëveshjen për braktisje të Bashkimit Evropian, të cilën ajo e ka arritur me Brukselin, është kumtuar nga kabineti i saj.

May do të kërkojë votim të ri për Brexitin në qershor

Siç precizohet, kryeministrja do të kërkojë nga deputetët të votojnë mbi marrëveshjen në mes të 3 dhe 8 qershorit.

Dhoma e Ulët e parlamentit tashmë dy herë e ka refuzuar marrëveshjen të cilën e ka arritur May me liderët e Bashkimit Evropian, pasi që për të nuk ka votuar një numër i madh i deputetëve.

Zëdhënësi i qeverisë James Slack ka deklaruar se “imperativi” është që Dhoma e Ulët e parlamentit të miratojë marrëveshjen para se deputetët të shkojnë në korrik në pushime verore, ka transmetuar AP.

Për momentin nuk është e njohur se në çfarë mënyre May do t’i bindë deputetët të ndërrojnë mendimin mbi marrëveshjen.

May u takua mbrëmë me liderin e Partisë Laburiste opozitare Jeremy Corbyn dhe bisedat zgjatën disa orë, mirëpo nga asnjë tabor nuk ka informata se ka ardhur deri te afrimi i qëndrimeve./Insajderi.com.