fbpx

May: Po e braktisim BE më 29 mars

“Britania e Madhe do ta braktisë Bashkimin Evropian më 29 mars”, ka thënë kryeministrja Theresa May gjatë debatit për marrëveshje të cilën e ka arrit me Bashkimin Evropian.

May: Po e braktisim BE më 29 mars

Ajo pretendon se nuk beson që qeveria duhet ta zgjasë afatin për zbatimin e nenit 50 të Marrëveshjes për BE, i cili definon kushtet e daljes nga blloku, transmeton Reuters.

May i ka paralajmëruar deputetët se Brexiti do të jetë në rrezik nëse ata nuk e votojnë marrëveshjen mbi Brexitin.

“Bllokimi i Brexitit është rezultat më i besueshëm sesa që Britania ta braktisë BE pa marrëveshje”, ka thënë May në parlamentin e Britanisë së Madhe në të cilin po zhvillohet debati mbi marrëveshjen të cilën ajo e ka arrit me BE./Insajderi.com.