Mbahet konferenca e parë e KQZ-së për zgjedhjet në katër komunat e veriut – këto janë detajet

Mbahet konferenca e parë e KQZ-së për zgjedhjet në katër komunat e veriut – këto janë detajet

Është mbajtur konferenca e parë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani procesi është duke u zhvilluar me rregull.

“Duke u mbështetur në informacionet e komisioneve komunale të zgjedhjeve fletëvotimet dhe gjithë materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve të KQZ-së”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.

Sipas të dhënave të KQZ-së numri votuesve është rritur për 970 votues krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 07:00. Duke u mbështetur nga të dhënat nga tereni, procesi po zhvillohet me rregull. Në këto katër komuna numri i qendrave të votimit është 44 me gjithsej 87 votime, siç kemi bërë të ditur numri i qytetarëve me të drejt vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues apo 970 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017”, ka thënë Elezi, shkruan Insajderi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar të gjithë qytetarët e këtyre komunave që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim./Insajderi.com