Mbahet mbledhja e Asamblesë të Serie A-së, diskutohet për Super Ligën Europiane

Mbahet mbledhja e Asamblesë të Serie A-së, diskutohet për Super Ligën Europiane

Ka përfunduar gjatë të hënës, Asambleja e Serisë A e zhvilluar këtë pasdite, për të diskutuar rreth çështjes delikate të krijimit të Super Ligës Europiane, njofton Insajderi.

Ky takim u realizua nëpërmjet një videokonference, ku morën pjesë gjithashtu Juventus, Milan dhe Inter, vendimi i të cilëve ishte e qartë: “Ne duam të vazhdojmë të luajmë në Serinë A”.

Përtej dëshirës së tyre, pjesëmarrja në kompeticionin vendas është në rrezik për shkak se UEFA pritet të përjashtojë këta tre klube si masë ndëshkimi për organizimin e Super Ligës.

Dëshira e klubeve është që të vazhdojnë paralelisht të militojnë edhe në kampionatet respektive edhe në Super Ligën Europiane. Me mjaft kureshtje pritet të mësohen se cilat do të jenë hapat e ndjekur në ditët në vijim. /Insajderi.com