Mbappe e ndjen obligim t’i ndihmojë Ligës së Francës

Mbappe e ndjen obligim t’i ndihmojë Ligës së Francës

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka thënë se e ndjen si detyrë që t’i ndihmojë Ligue 1 të Francës që të rritet.

Këto komente ai i bëri gjatë një interviste per “Esquire”, teksa foli edhe për kampionatin evropian.

Mbappe fitoi kampionatin botëror në vitin 2018 me Francës, kombëtarja në të cilën luan është një ndër favoritet për të fituar evropianin që fillon më 11 qershor

“Gjithmonë jam ndjerë francez. Nuk jam dorëzuar nga origjina ime sepse është pjesë e imja, por kam kaluar gjithë jetën në Francë dhe asnjëherë nuk u ndjeva se këtu nuk është shtëpia ime”, tha ai.

22 vjeçari nuk ka arritur deri tash që ta fitojë Champions League me PSG, përkundër investimeve të mëdha.

Vitin e kaluar ishin afër, por u ndalën nga Bayerni në finale. /Insajderi.com