Mbappe: Erdha në PSG për të fituar këtë që kemi tani mundësi

Mbappe: Erdha në PSG për të fituar këtë që kemi tani mundësi

Sulmuesi i PSG dhe njëri nga lojtarët më të mirë në botë, Kylian Mbappe, ka folur për arritjen e tij në finale me ekipin e PSG, duke thënë se ai e kishte ëndërruar këtë moment, prandaj edhe ka nënshkruar me klubin francez.

“Kjo është saktësisht arsyeja që unë jam këtu. Unë gjithmonë thosha se doja të shkruaja historinë e futbollit francez. Dhe tani kam një mundësi tjetër ta bëj atë”, ka thënë fillimisht Mbappe, transmeton Insajderi.

“Kur arrita në vitin 2017, PSG pati vështirësi, por tani jemi në finale. Kjo tregon se nuk u dorëzuam kurrë dhe do të jetë një gjë e mahnitshme për një ekip francez që të fitojë Ligën e Kampionëve. Kjo është arsyeja pse unë nënshkrova”, shtoi Mbappe.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të ballafaqohem me lojtarët më të mirë. Shpresojmë të kthehemi në Paris me kupën. Është gara më e madhe për klube.”, përfundoi super talenti Mbappe./Insajderi.com.