Mbërrijnë 208 mijë vaksina kineze kundër COVID-19 në Shqipëri

Mbërrijnë 208 mijë vaksina kineze kundër COVID-19 në Shqipëri

Kanë mbërritur 208 mijë vaksina kineze kundër COVID-19 të Sinovac në Aeroportin e Tiranës, e po ashtu pritet që në mbrëmje të mbërrijnë tetë mijë e 190 doza të tjera nga kompania amerikane Pfizer, përcjell Insajderi.

Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

“Do të vijojmë ashtu sikurse kemi thënë se do të vaksinojmë 500 mijë persona deri në maj dhe objektivi jonë për të vaksinuar çdo shqiptar deri në pranverën e vitit tjetër,” tha Manastirliu.

Ministri Ahmetaj theksoi se të hënën e 19 prillit kanë përfunduar dhe kontratën me distributorin e autorizuar për të sjellë 500 mijë vaksina të Sinovac.

“Sot në Shqipëri ka mbi 700 mjë vaksina dhe kjo bënë të mundur ashtu siç kemi thënë dhe premtuar se do të vaksinojmë 500 mijë qytetarë deri në fund të majit”, tha Ahmetaj. /Insajderi.com